Politike

Artan Koni njofton publikisht: U tërhoqa nga Nisma Thurje! Kur u kthye në parti ndryshuan shumë gjëra

30 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
Artan Koni njofton publikisht: U tërhoqa nga Nisma Thurje! Kur u kthye

TIRANË– Mjeku i njohur Artan Koni ka bërë me dije publikisht se është tërhequr nga kandidimi si deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Nismës Thurje. I ftuar në “News24”, ai tregoi se emri i tij nuk ka qenë kurrë në listë, edhe pse pranoi se para disa muajsh kërkonte që të kandidonte në zgjedhje. 

Në shpjegimin e tij, Koni ka bërë me dije se është tërhequr nga kandidimi duke shtuar se klima politike nuk ishte e favorshme për “personalitete si ai”. Edhe njëherë ai konfirmoi se nuk është pjesë e asnjë liste, edhe pse ka pasur propozime të shumta.  

“Mendoja të kandidoja me Nismën Thurje. Mendoja para shumë muajsh. Kur ishte shoqëri civile. Pasi u kthye në parti, pashë që disa gjëra ndryshuan dhe nuk u ndjeva mirë dhe hoqa dorë nga mendimi për të kandiduar. Kam pasur oferta edhe nga parti të tjera. Për momentin klima politike nuk është e përshtatshme për njerëz si unë. Nuk jam me asnjë parti. Nuk jam në listat e KQZ,”-tha Koni.

Mirëpo e të njëjtit mendim nuk është bashkëshortja e tij. Kirurgia plastike Senera Hoxha është në listën e Tom Doshit, e renditur e 26-ta në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan koni zgjedhjet 25 prill 2021 artan koni zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll