Politike

Basha nga Roskoveci: Nuk i kam harruar padrejtësitë ndaj jush! Pas 25 prillit do iu kthejmë sovranitetin

30 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
Basha nga Roskoveci: Nuk i kam harruar padrejtësitë ndaj jush! Pas 25

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vazhduar fushtaën e elektorale në Roskovec ku është pritur me thirrje dhe entuziazëm nga qytetarët. 

Në fjalën e tij, Basha i ka siguruar banorët e Roskovecit se nuk i ka harruar padrejtësitë ndaj tyre e sakrificën e dhimbjet e tyre, sakaq ka shtuar se pas 25 prillit të gjithë shqiptarëve do u rikthehet sovraniteti. 


’Ndryshimi po vjen, ndryshimi ka ardhur, do jetë realitet. 25 prilli i bashkon gjithë shqiptarët. Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, padrejtësinë ndaj jush. Të gjithë bashkë, fermerët e fermerë të Rroskovecit, të bëjmë realitet premtimin e madh që e nisëm këtë betejë, për t’iua rikthyer sovranitetin banorëve të kësaj toke fisnike. Më 25 prill e tutje Roskovecin do e keni ju në dorë. Shqipërinë do e kenë shqiptarët. Më 25 prill bashkohemi për ndryshim, Roskoveci fiton, Shqipëria fiton. Zoti i bekoftë shqiptarët. ‘’- tha Basha.

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll