Politike

PD i përgjigjet sërish Ramës: Ai e di që do humbasë! Po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale

30 Mars 2021, 13:02 Nga DOSJA
PD i përgjigjet sërish Ramës: Ai e di që do humbasë! Po

TIRANË– Partia Demokratike iu është përgjigjur deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë zyrtare, PD shkruan se Rama e di që do të humbasë ndaj përpiqet që të sulmojë takimet tona elektorale duke përdorur pretendime të rreme. Ata shkruajnë se Rama po përpiqet që të ndalojë fushatën e tyre duke keqinformuar, kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj tyre.

Reagim i Partise Demokratike:

Rama e di që do të humbasë, ndaj po përpiqet të sulmojë takimet tona elektorale duke përdorur pretendime të rreme.Rama e di që askush nuk mund t’indalojë qytetarët shqiptarë që duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atë. Ajo që ai di të bëjë është të fajësojë çdokënd për dështimet e tij. Partia jonë funksionon si çdo parti në Shqipëri – në zbatim të ligjit dhe në mënyrë demokratike. Rama përpiqet ta ndalojë këtë duke keqinformuar dhe duke përdorur kërcënime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojë atë.Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbasë.

Përplasjet mes PD dhe Ramës, nisën ditën e sotme pas fotove që kryeministri shpërndau në Facebook, duke bërë krahasimin mes tubimit politik të tyre dhe procesit të vaksnimit. Rama i quajti si përshesh, ndërsa PD me anë të një deklaratë tha se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë, pasi duan ndryshim.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll