Politike

Meta kthen në Kuvend ndryshimet e ligjit për Vettingun në Polici: Po tentohet tu bëhet presion dhe shantazh trupës policore

30 Mars 2021, 11:46 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Ligjin për Vettingun në Polici, të miratuar më datë 8 mars në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Në arsyet e kthimit të ligjit për Vettingun në Policinë e Shtetit, Meta shkruan se nuk mund t’i pranojë tre ndryhsimet e bëra në Kuvendin e Shqipërisë për këtë ligj.

Sipas Presidentit Meta, ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve të tilla me kaq rëndësi, tregojnë se po tentohet të mbahet i hapur për një kohë sa më të gjatë procesi i Vettingut. Sipas Metës, këto ndryshime në ligj, bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, cenon parimin e sigurisë juridike, cenon parimet dhe standardet e vendosura, pasi përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme Kuvendi vijon të heqë një e nga një garancitë për një proces kaq të rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës.

Presidenti shton se kjo gjë konfirmon se ky proces nuk do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë kështu edhe një hap tjetër pas, në raport me standardet e ligjit bazë nr. 12/2018.

Ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve të tilla me kaq rëndësi, tregojnë ose për gabime në procesin legjislativ në momentin fillestar të miratimit të ligjit bazë, dhe që tashmë duhet të ishte pranuar nga nismëtarët e të ishin nxjerrë përgjegjësitë për dështimin e kësaj nisme, ose për një qëllim politik për ta mbajtur procesin e vetting-ut në polici të hapur për një kohë të gjatë, me qëllim pasjen e një mekanizmi presioni, intimidimi dhe shantazhi përkundrejt trupës policore.

Ligji nr. 30/2021, bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, cenon parimin e sigurisë juridike, cenon parimet dhe standardet e vendosura me ligjin bazë nr. 12/2018, pasi përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme Kuvendi vijon të heqë një e nga një garancitë për një proces kaq të rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, ç’ka konfirmon të gjitha dyshimet se ky proces nuk do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë kështu edhe një hap tjetër pas, në raport me standardet e ligjit bazë nr. 12/2018,”– thuhet në relacion.

Lexo të plotë arsyet e kthimit te ligjit 30-2021- 26.3.2021

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta meta kthen ligjin per vetingun ilir meta meta kthen ligjin per vetingun

Sondazh

Poll