Politike

‘Njerëzit tuaj i bëni mish për top’/ Rama i përgjigjet PD-së: Mblidhni njerëz të verbër me makina e me bori. Dhëndr

30 Mars 2021, 11:48 Nga DOSJA
‘Njerëzit tuaj i bëni mish për top’/ Rama i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur Partisë Demokratike përmes një postimi të bërë në ‘Twitter’. Rama shkruan se është i frikësuar për njerëzit e tyre pasi i bëjnë si mish për top në grumbullimet e tyre. Ndër të tjera, Rama shkruan se virusi bën dasëm, teksa dhëndri i tyre premton që do ta bëjë natën ditë.

POSTIMI:

O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bejë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!

Përplasjet mes PD dhe Ramës, nisën ditën e sotme pas fotove që kryeministri shpërndau në Facebook, duke bërë krahasimin mes tubimit politik të tyre dhe procesit të vaksnimit. Rama i quajti si përshesh, ndërsa PD me anë të një deklaratë tha se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë, pasi duan ndryshim.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll