Aktualitet

Ka 3 javë pa marrë vaksinën e dytë! Mjeku Artan Koni tregon eksperiencën personale: S’më kanë marrë në telefon, a kem

30 Mars 2021, 13:51 Nga DOSJA
Ka 3 javë pa marrë vaksinën e dytë! Mjeku Artan Koni tregon

TIRANË– Mjeku Artan Koni ka mbetur me një dozë të vaksinës anti-COVID nga kompania e Pfizer. Në një intervistë të dhënë për “News24”, ai është shprehur se dozën e parë e ka marrë në datën 8 mars, ndërsa ende nuk e kanë kontaktuar për t’u injektuar me të dytën. 

Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë, mjeku ka ngritur dyshime se në vend nuk kanë mbetur më vaksina të Pfizer, ndaj dhe vaksinimi ka ndaluar. 

Në 8 mars bëra dozën e parë të Pfizer. Kanë kaluar 3 javë dhe nuk më ka marrë njeri në telefon. Unë nuk shqetësohem se do ta bëj. Por çfarë ndodh, dikush e ka harruar emrin tim në lista, apo thjeshtë nuk ka më doza të Pffizer gjendje dhe pres dozat e tjera që do të vijnë. Vazhdon mungesa e informacionit se sa vaksina kemi gjendje aktualisht. Duhet të ishte një e dhënë që duhet të gjendjes,”-tha ai.

Ndërkohë që deri më tani është bërë me dije se doza e dytë e vaksinës ës Pfizer injektohet 2 javë pas të parës. Shembull për këtë u bë edhe vetë kryeministrit Edi Rama. Çfarë ka ndodhur? A ka më Shqipëria doza të Pfizer për bluzat e bardha?

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni vaksinimi anti-covid ne shqiperi artan koni vaksinimi anti-covid ne shqiperi

Sondazh

Poll