Aktualitet

Kanabis me çanta shkolle nga Saranda në Greqi, SPAK përfundon hetimet për “Brezi i Gjelbër”, kërkon 200 vite burg për

30 Mars 2021, 13:41 Nga DOSJA
Kanabis me çanta shkolle nga Saranda në Greqi, SPAK përfundon

TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar gjithsej 200 vite burh për 22 personat që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Saranda në Greqi. Në seancën e sotme, SPAK ka dhënë pretencën lidhur me dosjen e njohur si “ Brezi i gjelbër ”. (Shiko këtu)

Sipas dosjes të SPAK, gjatë hetimeve janë evidentuar të paktën 14 raste të trafikut të kanabisit, me një peshë që ka kapur totalin e 680 kg. Droga kalohej përmes kufirit të gjelbër me anë të kafshëve ose mjeteve, fillimisht drejt Igumenicës dhe më pak transportohej drejt qyteteve të tjera të Greqisë.

Dy vitë më parë, në kohën e zhvillimit të operacionit edhe në shtetin fqinj u ndaluan 14 persona ndërsa 12 shtetas të tjerë të lidhur me këtë dosje janë proceduar nga prokuroritë e Durrësit, Sarandës, Fierit dhe Elbasanit. Në Shqipëri u arrestua zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinës”, Ardian Xhibro.

Llanaj dhe Adrian Xhibro gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shpine në Greqi, kryesisht nga Memaliaj, Tepelena, Fieri dhe Elbasani. Të prangosurit akuzohen se kanë kryer veprat penale: ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni brezi i gjelbër spak tirane operacioni brezi i gjelbër spak tirane

Sondazh

Poll