Aktualitet

Inskenonin rrëmbimet e sipërmarrësve dhe ua dorëzonin grupeve xhihadiste/ E dashura e shqiptarit: Më tha 100 mijë euro do

30 Mars 2021, 13:18 Nga DOSJA
Inskenonin rrëmbimet e sipërmarrësve dhe ua dorëzonin

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se inskenonin rrëmbime dhe personat që bashkëpunonin me ta i rekrutonin për ISIS. Dy shqiptarë, të identifikuar si Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj, 42 dhe 41 vjeç dhe italiani nga Brescia, Alberto Zanini, 54 vjeç janë arrestuar nga policia gjatë mëngjesit të sotëm.

Ata mendohen të kenë planifikuar arrestimin e sipërmarrësve Sergio Zanotti e Alessandro Sandrini në prill të vitit 2016 në Turqi. Sipërmarrësi italian Alessandro Sandrini nga ana e tij akuzohet se ka bashkëpunuar fillimisht me rrëmbyesit shqiptarë për të simuluar rrëmbimin e tij me qëllim shkëmbimi parash, por që sapo ka mbërritur në Turqi është dorëzuar peng në duart e grupit terrorist.

Sandrini, 35 vjeçari u largua për pushime në Adana, në Turqinë e Jugut. E dashura e tij foli para hetuesve në Itali duke u thënë: “Para se të largohej, ai më siguroi që do të kthehej sa më shpejt në Itali dhe 100 mijë euro do të ishin të miat nëse do ta kisha mbajtur lojën me familjen e tij, gazetat dhe policinë.”

Marre nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alberto zanini fredi frrokaj olsi mitaj alberto zanini fredi frrokaj olsi mitaj

Sondazh

Poll