Bota

Shtyhet me 45 minuta seanca për ish-krerët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj

30 Mars 2021, 13:28 Nga DOSJA
Shtyhet me 45 minuta seanca për ish-krerët e UÇK-së, Hysni

HAGË-Seanca e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nesim Haradinajn është shtyrë me 45 minuta.

Seanca ishte planifikuar të mbahej sot në orën 15:00 të ditës së sotme. Lajmin për këtë gjë e ka dhënë Dhomat e Specializuara me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nesim haradinajt hysni gucati kosova ne hage nesim haradinajt

Sondazh

Poll