Bota

Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votimin e Presidentit, deputetët duhet të respektojnë këtë vendim

30 Mars 2021, 12:25 Nga DOSJA
Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votimin e Presidentit,

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku ka deklaruar se do të marrin pjesë në votimin e zgjedhjes së presidentit. Këtë vendim, Abdixhiku e ka marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.  Ai tha se vendimi është marrë me shumicë absolute dhe se secili nga deputetet duhet që të respokojnë këtë vendim. Abdixhiku ka thënë se i ka prezantuar Grupit Parlamentar të gjitha takimet dhe idetë e Osmanit për postin e Presidentit.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë. Në takimin e parë kam diskutuar me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, dhe në takimin e dytë jam takuar vetëm me pretendenten për presidente. Në takimin me zonjën Osmani kemi takuar mbi dialogun, mbi rendin kushtetues dhe garancitë që i njëjti të ruhet me fanatizëm, kemi diskutuar për lidhjet tona me miqt tanë strategjikë, për ruajtjen e shtyllave kryesore të shtetit tonë të ri. Kemi diskutuar për pozitën apartiake të zonjës Osmani, detyra e tillë plotësohet dhe merr kuptim nga ushtruesi i saj. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”, tha Abdixhiku.

Me sigurimin e votave nga LDK-ja dhe nga votat që ka VV-ja, Vjosa Osmani e ka të sigurtë postin e Presidentes së Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ceshtja e presidentit ne kosove lumir abdixhiku vjosa osmani ceshtja e presidentit ne kosove lumir abdixhiku vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 11:08

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

IZRAEL– Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një...