Bota

Dyshohet se morën pjesë në grushtin e shtetit, arrestohen 120 persona në Turqi

30 Mars 2021, 12:00 Nga DOSJA
Dyshohet se morën pjesë në grushtin e shtetit, arrestohen 120

TURQI- 120 persojna janë arrestuar ditën e sotme në Turqi. Anadolu Agency shkruan se personat e arrestuar dyshohet se kanë marrë pjesë në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016. Personat që u arrestuan bëjnë pjesë në Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), i cili është quajtur terrorist nga qeveria turke.

Fillimisht u lëshuan 115 urdhëra arresti, ndërkohë më pas u lëshuan edhe 5 të tjerët. personat e arrestuar janë ushtarë në detyrë, pensionitsë, mësues dhe njerëz të tjerë që kanë lidhje organizatën FETO. Në Stamboll u arrestuar 66 persona, në Ankara u arrestuan 54 persona, ndërsa të tjerët u arrestuan në qytete të tjera.

Grushti i shtetit në Turqi u orkestrua në 15 korrik të vitit 2016. Ai u quajt si përpjekje e dështuar për shkak se Rexhep Tajip Erdogan nuk u rrëzua nga pushteti. Përpjekja e grushtit të shtetit la pas 251 persona të vrarë dhe 2.734 persona të plagosur.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohen 120 persona grushti i shtetit ne turqi rexhep tajip erdogan arrestohen 120 persona grushti i shtetit ne turqi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 11:08

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

IZRAEL– Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një...