Bota

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Sela-Gashi: Shqiptarët nuk janë jetim në këtë vend, ne do të mbrojmë

30 Mars 2021, 12:25 Nga DOSJA
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Sela-Gashi:

MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka deklaruar se koalicioni ASH-AAA do të përdorin çdo gjë që kanë në dorë për të penguar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Alsat M shkruan se Sela ka deklaruar se nuk do të lejojnë që të shtyhet regjistrimi i popullsisë, si dhe do të përdorin çdo mekanizëm që kanë për të bërë të mundur atë.

“Dje kishte një takim mes dy kryetarëve të partive maqedonase, për ne në cilësinë e kryetarëve ata mund të takohen jo njëherë por 100 herë. Por jemi këtu për të thënë se ky lloj takimi është zero, dhe të gjitha marrëveshjet që dalin nga ky lloj takimi janë zero. Ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi. Ne kemi mekanizma për të pamundësuar që një marrëveshje mes dy kryetareve të efektuohet në parlament. Ky ndryshim ligj kalon me Bedenter, ASH-AAA do të përdor këtë mekanizëm që të mos lejoj që regjistrimi të shtyhet”, tha Sela.

Ndërkohë që Afrim Gashi nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë jetim, dhe se ASH dhe AAA-ja do të mbrojnë identitetin e tyre.

“Ali Ahmeti atë që bëri bashkë me Gruevskin për ta penguar regjistrimin, sot në vitin 2021 është bashkë me Zaevin që sërish ta pengoj regjistrimin. Ata duhet ta dinë se shqiptarët nuk janë jetim në këtë vend, por ka një koalicion shqiptarë që do ta mbroj identitetin e tyre”, tha Gashi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora afrim gashi ziaedin sela afrim gashi ziaedin sela

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 11:08

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

IZRAEL– Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një...