Bota

Bilanci në Kosovë/ Sërish shifra të larta infektimi nga Covid-19, shënohen pozitiv 752 persona, ndërrojnë jetë 14 të tj

30 Mars 2021, 13:09 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ Sërish shifra të larta infektimi nga

PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publikë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,892 testime nga ku kanë rezultuat pozitiv 752 persona.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 14 pacientë dhe janë shëruar 665 persona.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 341 raste, Ferizaj 53 raste, Kamenicë 38 raste, Gjilan 36 raste, Prizren 33 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Pejë 21 raste, Gjakovë 18 raste, Obiliq 17 raste, Kaçanik 16 raste, Istog 15 raste, Klinë 14 raste, Viti 14 raste, Podujevë 13 raste, Suharekë 13 raste, Graçanicë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Drenas 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 3 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Junik.

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 89.507 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.858 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora covid-19 ne kosove koronavirusi ne kosove covid-19 ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 11:08

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

IZRAEL– Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një...