Bota

Abazoviç: Në Srebrenicë ka gjenocid, nuk ka dyshim për këtë

30 Mars 2021, 13:04 Nga DOSJA
Abazoviç: Në Srebrenicë ka gjenocid, nuk ka dyshim për

MAL I ZI- Zvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka kthyer përgjigje Ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave, Vladimir Leposavic për gjenocidin që është kryer në Srebrenicë. Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se nuk ka pikë dyshimi që gjenocidi në Srebrenicë është i vërtet dhe se çdo njëri që e diskuton këtë nuk ka vend në funksionet shtetërore.

“Gjenocidi u zhvillua në Srebrenica. Qeveria e Malit të zi respekton të gjitha gjykimet dhe konventat ndërkombëtare. Nuk ka asnjë diskutim për këtë. Ai që nuk e kupton këtë, nuk ka vend në funksionet shtetërore. Le të shohim të ardhmen, kemi shumë punë për të bërë!,”shkroi ai.

Genocide took place in #Srebrenica.@VladaCG respects all international judgments and conventions. There is no discussion about that.

The one who does not understand this, has no place in state functions.

Let’s look to the future, we have a lot of work to do!

— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 30, 2021

Leposavic më parë ka deklaruar se nuk do të njoh gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Ai ka thënë do të pranonte krimet në Srebrenisë kur “kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic vladimir leposavic dritan abazovic vladimir leposavic

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 11:08

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

IZRAEL– Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një...