Bota

Arma e parë mbrojtëse kundër Covid, por kush e shpiku maskën para 110 viteve

30 Mars 2021, 11:41 Nga DOSJA
Arma e parë mbrojtëse kundër Covid, por kush e shpiku maskën

KINË- Maska është ‘arma’ e parë mbrojtëse kundër Covid, që e gjithë bota e ka të nevojshme ta përdorë. Por kush është njeriu që e shpiku maskën?

Fillimisht maska e parë në botë është shpikur nga shkencëtari ‘Wu Leen-teh’, për të kaluar një pandemi vdekjeprurëse në atë kohë.  Në vitin 1910 një epidemi u përhap në Kinë nga grabitqarët dhe minjtë. Gjatë epidemisë, Wu Lein-teh, zhvilloi disa të kërkime për të zbuluar rrugë të tjera që të ndalonte përhapjen e pandemisë.

Pas zbulimeve Leen-teh mësoi se e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë pandemi është që të krijonte një mbrojtëse për fytyrën. Ai fillimisht shtoi disa pambuk dhe shtresa rrobash duke krijuar kështu maskën e parë mbrojtëse, si dhe hapi rrugën për të krijuar maskat, të cilat ne i përdorim tani po për të luftuar një pandemi.

Pas kësaj gjetjeje, Wu Leen-teh u bë personi i parë kinez, i cili u nominua për çmim Nobel në filozofi dhe mjekësi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota maska shpikja e maskes wu leen-teh maska shpikja e maskes wu leen-teh

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 11:08

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

IZRAEL– Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një...