DITA E TRETË/ Vaksinimi masiv në Shqipëri, të moshuarit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, presin në radhë për dozë
30 Mars 2021, 09:43Nga DOSJA
TIRANË– Sot është dita e tretë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Si dy ditë më parë, dhjetëra të moshuar janë mbledhur në çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej” dhe presin radhën për tu vaksinuar. Dosja.al ju sjell pamje nga sheshi ku personat mbi 70 vjeç janë paraqitur për të bërë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
Si është procedura?
Fillimisht bëhet regjistrimi i të moshuarve, më pas bëhet kalimi i tyre në vendet e vaksinimit dhe të ato post vaksinimit ku qëndrohet për 30 minuta siguri (nëse ka efekte anësore). Ndërkohë që vaksina ruse Sputnik do të aplikohet në qendrat shëndetësore për të moshuarit mbi 80 vjeç.
Ditën e djeshme u vaksinuan 20 mijë e 414 persona, ndërsa dy ditë më parë morën dozën e parë të vaksinës kineze 11 mijë e 478 persona mbi moshën 70-vjeç.
Në Shqipëri janë vaksinuar afro 87 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.
Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Në Shqipëri kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa prej tyre merr Shqipëria.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANE–Organizata Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan sot në Tiranë një raport mbi kapjen e shtetit, korrupsionin e ...
TIRANË– Najada Çomo, e cila është e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë, ka deklaruar se është shkëputur nga r...
TIRANË– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Bledar Barjami, ka bërë të ditur se nuk kanë pasur pajisjet e duhura për të përballuar zjarrin që...
BERAT–Policia e Beratit ka vënë në pranga dy të rinj të cilët ditë më parë kundërshtuan urdhërin e policisë për të ndaluar.Në pranga janë vënë Elsjon Muzyri dhe...
DURRËS– Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambinetet e spitalit ditën e djeshme. Në pranga ka rënë En...
SHBA– Në Shqipëri, për të tretën javë radhazi, situata e Koronovirusit ka shënuar përmirësim në të gjithë aspektet, me një rënie të numrit të të prekurve, të vi...