Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 30-vjeçari në Mat

30 Mars 2021, 09:09 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet

MAT– Eglant Shoshaj, 30 vjeç, banues në Mat është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Shoshaj për motive të dobëta ka plagosur me thikë një person në Durrës, pranë Urës së Dajlanit, personin me inicialet A.K.

Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje. Ndërsa policia Rrugore e DVP Dibër ka vënë në pranga dhe dy drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë: Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”. Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 37 vjeç, banues në Klos, pasi për këtë shtetas ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se në mënyrë të përsëritur në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh: K. R., 22 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motor pa targa. U. Sh., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eglant shoshaj eglant shoshaj arrestohet eglant shoshaj eglant shoshaj

Sondazh

Poll