Najada Çomo: Jam bërë e bezdisura e familjes, qajmë brenda Infektivit…njerëzit s’e kuptojnë që ndonjëherë vrapojmë
30 Mars 2021, 08:37Nga DOSJA
TIRANË– Najada Çomo, e cila është e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë, ka deklaruar se është shkëputur nga raportet familjarë në momentin në është përfshirë në politikë.
Në një prezantim me kandidatët e Tiranës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, Çomo tha se edhe aq pak orë që është me familjen, ata dëgjojnë më shumë telefonin e saj dhe bezdisen nga kjo gjë.
“Ne përballemi çdo ditë me vuajtjet e atyre njerëzve. Shikojmë vuajtjen e atyre njerëzve brenda dhe bashkohemi me ta. Ka pasur anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë në spital dhe është shumë e dhimbshme që t’i duhet ti thuash që i kanë humbur. Si do ti thuash një vajze apo një djali që ka humbur babanë? Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar.
Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër. Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës. Nëse do ta bësh mirë një punë është e padiskutueshme që duhet suporti i familjes,”- tha Çomo ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Bledar Barjami, ka bërë të ditur se nuk kanë pasur pajisjet e duhura për të përballuar zjarrin që...
BERAT–Policia e Beratit ka vënë në pranga dy të rinj të cilët ditë më parë kundërshtuan urdhërin e policisë për të ndaluar.Në pranga janë vënë Elsjon Muzyri dhe...
DURRËS– Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambinetet e spitalit ditën e djeshme. Në pranga ka rënë En...
SHBA– Në Shqipëri, për të tretën javë radhazi, situata e Koronovirusit ka shënuar përmirësim në të gjithë aspektet, me një rënie të numrit të të prekurve, të vi...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mëngjesin e sotëm disa rrëfime të të moshuarve që kanë marrë vaksinën “Sinovac”, në ditën e dy...
ELBASAN– Kallashnikovi i lënë në tokë, vila e rrethuar nga forcat RENEA dhe mjetet e policisë. Kjo është panorama që vjen nga shtëpia e Ardjan Çapja, ‘bo...
TIRANË– Vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala, tregoi se për herë të fundit ishte takuar me të vëllanë, një natë para se të ndodhte tragjedia. I ftuar në emisi...