Aktualitet

‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/ Në Shkodër policia shoqëron disa persona

13 Maj 2019, 14:17 Nga DOSJA
‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/

SHKODËR- Ndërsa opozita ka thirrur një protestë kombëtare për t’u mbajtur pasditen e sotme në orën 18:30, ka nisur lëvizja e protestuesve nga rrethet.

Kryetari i PD-së së Shkodrës Xhevdet Amuli është shprehur para medieve, se janë arrestuar disa persona për protestën e së shtunës, si dhe 10 të tjerë që janë në kërkim.

“Edi Rama ka filluar shoqërimet edhe në Shkodër. Ai është në grahmat e fundit. Edi Rama ka arrestuar disa persona dje, si dhe 10 të tjerë që kërkon t’i arrestojë sot. Ai i ka nisur arrestimet me invalidin Gjergj Çuni”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli.

Amuli i bën thirrje Ramës të heqë dorë nga arrestimet e protestuesve.

Po ashtu, mësohet se janë nisur protestuesit edhe nga rrethe të tjera drejt Tiranës. 

Degët lokale të Partisë Demokratike ndajnë edhe numrin e saktë të qytetarëve të nisur nga Korça. Nga Devolli janë nisur rreth 900 protestues, nga Pogradeci mbi 800 dhe nga Kolonja të paktën 500 protestues.

Bëhet e ditur se nga Berati janë nisur rreth 1 000 protestues drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet disa të shoqëruar nisen protestuesit nga shkodra protesta e opozites 13 maj 2019 disa të shoqëruar nisen protestuesit nga shkodra protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2019, 14:05

TIRANË- Pak orë para protestës së opozitës, e cila do të mbahte në orën 18:30 para Kryeministrisë, një faqe e quajtur RENEA.al, ka publikuar një postim, me...