Aktualitet

Shtyhet seanca për ‘Babalen’/ Salianji: Do të padis drejtuesit e policisë, s’kam frikë nga asgjë

13 Maj 2019, 11:08 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për ‘Babalen’/ Salianji: Do të padis

TIRANË– Seanca gjyqësore tek Gjykata Penale për çështjen ‘Babale’ është shtyrë për një herë në datën 30 maj në orën 13:30. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mos marrja pjesë e palëve.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, në një prononcim për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një prononcim për mediat tha se do të padiste krerët e Policisë së Shtetit.

“Sot është seanca e parë për çështjen Xhafaj, të ashtëquajtur Babale. Jam sot për respektin tuaj dhe publikut, pasi shumë i kam respektuar institucionet kur bëhej fjalë për denoncimin e krimit në qeverisje. Pa diskutim që Rama ka disa njerëz që i paguan si prokuror që duan të varrosin çështjen e lidhjes së qeverisjes me krimin. Qytetarët janë lodhur me këtë drejtësi që nuk bën drejtësi. Unë do ta ndjek çështjen nëpërmjet avokatëve dhe do të vij kur të merret dëshmia e Ramës, Ballës, Xhafës dhe gjithë personave të tjerë të përfshirë. Ka një akuzë qesharake ndaj meje që e kam denoncuar, largqoftë të kem frikë nga Rama. Aq më tepër që Rama është një dordolec politik që nuk tremb më as sorrat. Unë do të bëj kallëzim penal për drejtuesit në polici, për të gjithë zingjirin e përfshirë në këtë dosje. Sot në dijeninë time nuk do të ketë proces pasi gjyqtarja është tërhequr. Janë të gjitha edhe datat. Është përcaktuar para 4 ditësh.”

Më tej, pas ish-ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafajn, Salianji nuk ka harruar edhe paraardhësin e tij, Saimir Tahirin, i cili gjithashtu është në një process gjyqësor.

“Është lajm i mirë që drejtësia të eci më shpejtësi. Më vjen shumë mirë që Gjykata vepron kaq shpejt se ka të tjerë që hetohen për shpërdorim detyre dhe trafik droge, kanë dy vite në hetim dhe çështjet u janë lënë pas qershorit.”

Duke iu referuar kështu seancës gjyqësore të ish-ministrit Tahirit, e cila është caktuar për t’u zhvilluar në muajin qershor. (Lexo këtu)

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë, PD publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliun u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja babale ervin salianji dosja babale ervin salianji

Sondazh

Poll