Aktualitet

Kush është Flamur Golemi, kandidati i PS-së në Gjirokastër. Përplasja me adashin Bime

13 Maj 2019, 13:36 Nga DOSJA
Kush është Flamur Golemi, kandidati i PS-së në

Flamur Golemi me profesion mjek konkurron për herë të parë për kryetar të Bashkisë Gjirokastër. Ka ardhur në PS në 2012 nga Bashkim Tola duke e promovuar dhe prezantuar me të deleguarit e PS për Qarkun e Gjirokastrës Anastas Angjeli dhe Arben Ahmetaj.

Me fitoren e PS në 2013, Golemi emërohet drejtor i DSHP në kushtet kur PS nuk kishte asnjë alternativë tjetër për këtë post. Ambicjet e tij do të ishin shumë të shpejta për të marrë rolin e liderit. Pa sukses dështon që të jetë kandidat për kryetar bashkie të Gjjirokastrës në 2015 pasi Rama i’a lë LSI-së Gjirokastrën. Golemit i premtohet prefekti i Qarkut në 2015, por një tjetër Flamur del në skenë dhe i prish ëndrrën e tij për pushtet. Bëhet fjalë për Flamur Bimen i cili i besohet posti i prefektit si kompensim për të mbështetur Zamira Ramin për fitoren e Bashkisë së Gjirokastrës. Delegimi i Koco Kokëdhimës si i pari i PS në Rajonin Gjirokastër-Vlorë e gjen Flamur Golemin bashkëdrejtues të një forumi prej 15 vetash që zëvendësoi kreun e PS në Gjirokastër.

Ambicia e tij nuk rresht derisa afrohet me të deleguarin e radhës për Qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi pas largimit të Koco Kokëdhimës në maj të 2016. Afrimi me Çuçin qëlloi të ishte me fat për Golemin i cili propozohet në listën e kandidatëve për deputet të PS si i treti. Këtu filloi përplasja me Flamur Bimen i cili pretendonte të ishte ai pjesë e kësaj liste. Më pas Golemi punon intensivisht dhe brenda dy vitesh arrin që të diktojë përmes forumeve të PS, propozimin e tij për kandidat për kryetar Bashkie të Gjirokastrës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur golemi kandidatët e ps për zgjedhjet lokale flamur golemi kandidatët e ps për zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll