Tragjike në Tropojë, fëmija 12 vjeç shkon të kapë peshk në lumë, mbytet në Valbonë
13 Maj 2019, 10:46Nga DOSJA
KUKËS- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragobi në Tropojë, ku një fëmijë 12 vjeç është gjetur i pajetë në shtratin e lumit. J.D, 12 vjeç, njofton policia, doli nga banesa pasditen e 12 majit, për të zënë peshk në lumin Valbona, dhe nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.
Pas denoncimit, trupi i pajetë është gjetur sot, dhe dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në lum.
Njoftimi i plotë:
Tropojë.
Më datë 12.05.2019, pasdite, kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më. Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Policia ka arrestuar ditën e sotme një protestues që në një mënyrë mjaft paqësore kërkoi ditën e sotme largimin e qeverisë Rama.Siç shihet n...
VLORË– Moti i keq në qytetin e Vlorës ka bërë që të rrëzohen edhe pemë në pyllin e Sodës.Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, por disa prej pe...
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Arta marku, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe prokurorët e Tiranës, dhe drejtuesit e rretheve, janë mbledhur sot në një...
TIRANË– Koha e protestave të opozitës mesa duket po përcjell frikë tek turistët e huaj. Në mëdyshje nëse duhet të vijnë në Shqipëri apo jo, shumë turistë i...
Vangjush Dako u zgjodh kryebashkiak i Durrësit në vitin 2015-të për herë të dytë me 56.98 % të votave nën siglën e Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërin...
TIRANE-Pak ditë më parë, në media u publikua një pjesë nga raporti i plotë prej 308 faqesh, që prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka dorëzuar në zyrën e Kuv...
DURRËS– Një makinë është djegur plotësisht këtë të hënë në qytetin e Durrësit. Policia e Durrësit njofton se makina ka marrë flakë në ecje e sipër.Fa...
CËRRIK– Isuf Kamberaj, pronari i makinës së djegur sot në mëngjes në Cërrik ka treguar se nuk ka konflikte me njeri. I pyetur nëse dyshon tek ndonjë person...
TIRANË– Sot është afati i fundit që partitë politikë të bëjnë regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe ka...