Aktualitet

Rishfaqet ariu që bëri kërdinë në Prizren, ç’duhet të dini për të/ Kur bëhet i rrezikshëm dhe pse përdoret mishi i

13 Maj 2019, 12:32 Nga DOSJA
Rishfaqet ariu që bëri kërdinë në Prizren,

Muajt e fundit në fshatrat e Prizrenit ka mbizotëruar frika ndaj gjësë së gjallë për shkak të sulmeve që janë bërë nga ariu i murrmë. Mjafton të kujtojmë rastin kur një arushë e murrmë u fut në stanin e një fshatari në Prizren dhe sulmoi për vdekje rreth 28 bagëti, përfshirë këtu dele, qengja dhe dhi.

Së fudmi ariu i murrmë është filmuar sërish, këtë herë në fshatin Grajqefc të Suharekës. Videoja e mëposhtme tregon rrezikun që përbën kjo kafshë ndaj njeriut në momentin që nuk has agresivitet. 

Videoja është xhiruar nga një njeri në një distancë rreth 10 metra. Ariu shihet teksa vazhdon rrugën e tij, ndërkohë që personi në fjalë e filmon. 

Por si jeton ariu i murrmë dhe çfarë e bën atë të rrezikshëm

Ariu i murrmë është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas ariut polar. Ai arrin një peshë deri në 868 kilogram. Ariu i murrmë pëlqen të rrijë i vetmuar, të qëndrojë në një vend të mbrojtur si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit.

Ata në përgjithësi lëvizin natën dhe nuk janë plotësisht letargjikë.

Arinjtë e murrmë krijojnë një habitat në një vend ku gjejnë burime të mëdha ushqimi, porn ë Shqipëri po kjo rracë ariu po shkon drejt zhdukjes.

Madje qarkullon një thashethem se mishi i ariut të murrmë shërben si nëj ilaç për të sëmurët me reumatizëm.

Por mbi të gjitha për një gjetar, vrasja e një ariu është një shenjë krenarie profesionale. 

Ariu i murrmë shfaqet më së shumti në veri të vendit, në Malin e Munellës dhe në Bjeshkët e Koritnikut.

Përveç rasteve të ndodhura në Prizren, ariu i murrmë ka sulmuar edhe në Kukës, barinj të cilët shkonin me dele për në punë.

Po përse sulmon ariu i murrmë

Arinjtë në përgjithësi sulmojnë kur humbasin të vegjlit e tyre, apo kur ndjejnë se u është prishur qetësia në pyll.

Ky është rasti i arushës që u fut në stanin e fshatarit në Prizren. Ajo u hakmor pasi mendonte se gjuetarët i kishin marrë të vegjlit e saj.

Ku është roli i Inspektoriatit të Mjedisit ne Prizren? A duhet të vritet një kafshë që është një ndër rracat e arinjve në zhdukje?!

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ariu i murrme bjeshket e koritnikut mali i munelles sulmi i ariut ne prizren ariu i murrme bjeshket e koritnikut mali i munelles sulmi i ariut ne prizren

Sondazh

Poll