Aktualitet

13 Maj 2019, 14:05 Nga DOSJA

TIRANË- Pak orë para protestës së opozitës, e cila do të mbahte në orën 18:30 para Kryeministrisë, një faqe e quajtur RENEA.al, ka publikuar një postim, me anë të së cilës paralajmëron protestuesit. 

Në postimin në fjalë, thuhet se do të jenë makthi i vandalëve. 

“Nëse e doni vehtën tuaj më shumë se padronët politik QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni vehtën tuaj më shumë se organizatorët e protestës QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni Shqipërinë të zhvillohet dhe të stabilizuar QËNDRONI LARGË DHUNËS sepse nuk do të ketë mëshirë për ju nga RENEA dhe FNSH, nuk do të ketë justifikim as akti më i vogël vandal dhe do merrni përgjigjen e merituar nga Renea , policia e shtetit dhe Fnsh!”, thuhet ndër të tjera në paralajmërim e bërë. 

Por pas publikimit të postimit, ky i fundit nuk ka qëndruar shumë dhe është hequr. 

Nuk dihet se kush është menaxhuesi i kësaj faqje, por ajo që mund të themi, është se të tilla postime nxisin panik tek qytetarët. Nëse nuk është zyrtare, pikëpyetja ngrihet, përse nuk mbyllet nga shteti, por lejohet të krijohet panik mes qytetrëve?

Postimi i plotë

#SHPËRNDAJE

Sot në protestë RENEA dhe kolegët tanë të FNSH-së do jemi përsëri në krye të dëtyrës në mbrojtje të kushtetutës, rëndit kushtetues dhe institucionëve të shtetit shqiptar! Do jemi gjithashtu në mbrojtje të çdo protestuesi paqësor por ne , do jemi tmerri dhe makthi më i keq i çdo dhunuesi vandal që me apo pa bomba molotov cenon jetën e efektive të policisë, Reneas dhe fnsh, jetën e qytetarëve paqësor dhe demtimin e institucioneve kushtetuese!

I paralajmërojmë vandalët; Nëse e doni vehtën tuaj më shumë se padronët politik QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni vehtën tuaj më shumë se organizatorët e protestës QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni Shqipërinë të zhvillohet dhe të stabilizuar QËNDRONI LARGË DHUNËS sepse nuk do të ketë mëshirë për ju nga RENEA dhe FNSH, nuk do të ketë justifikim as akti më i vogël vandal dhe do merrni përgjigjen e merituar nga Renea , policia e shtetit dhe Fnsh!

Të drejtën për të protestuar e keni në çdo kohë, të drejtën për të dhunuar ta harroni! Nga e shtuna e kaluar keni shkelur vijën e kuqe dhe do të përballeni me pasojat më të ashpëra të çdo tentative për dhunë!

~ Forcat Speciale RENEA & FNSH ~

Dosja.al konstaktoi me Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë, ku dy institucionet janë shprehur se faqja në fjalë nuk është e tyre.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet paralajmërimi i renea protesta e opozites renea paralajmërimi i renea protesta e opozites renea

Sondazh

Poll