Aktualitet

Skeda e pasurisë, si kanë ndryshuar të ardhurat e drejtuesit të Prokurorisë së Tropojës

13 Maj 2019, 12:55 Nga DOSJA
Skeda e pasurisë, si kanë ndryshuar të ardhurat e drejtuesit

Të hënën në orën 12:00, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të mbajë seancën dëgjimore si pjese të procesit të rivlerësimit kalimtar për drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza. Trupa gjykuese e KPK-së për subjektin përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo).

Shtrungza e ka filluar karrierën e tij në vitin 2004 si Oficer i Policisë Gjyqësore ndërkohë që në vitin 2010 ai është promovuar si prokuror po në të njëjtin rreth gjyqësor. Që nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur për periudha të ndryshme positin e drejtuesit të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tropojë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Artan Shtrungza nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Shtrungza zotëronte një pasuri të deklaruar prej 500 mijë lekësh në vitin 2010, ndërkohë në fund të dhjetorit 2017 kjo pasuri ishte rritur në 3 milionë lekë. Pasuria e deklaruar e prokurorit Shtrungza përbëhet nga 200 mijë lekë likuiditete në cash, një banesë e trashëguar nga prindërit e cila bashkë me rikonstruksionin kam një vlerë 2.3 milionë lekë dhe ne automjet tip Benz me vlerë 300 mijë lek.

Të ardhurat familjare e prokurorit Shtrungza gjatë periudhës së deklarimit kanë qenë 12.3 milionë lekë, 98 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 10 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve. Skanimi cilësor i deklaratave të subjektit, gjithashtu nuk rezultoi në identifikimin e flamujve të kuq.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan shtrungza prokuroria e tropojes artan shtrungza prokuroria e tropojes

Sondazh

Poll