Aktualitet

U vra në Letoni/ Mbërrin të mërkurën në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit

13 Maj 2019, 13:09 Nga DOSJA
U vra në Letoni/ Mbërrin të mërkurën në atdhe

TIRANË– Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit do të mbërrijë në Shqipëri më 15 maj avion ushtarak. 

Homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte më datë 16, në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Ndërsa ditën e sotme në Camp Adazi në Letoni, misioni i ushtrakëve shqiptarë dhe atyre të NATO-s kanë zhvilluar një ceremoni në nder të tij.

Major Tanushi u plagos për vdekje më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete klodian tanushi vjen ne atdhe trupi i major tanushit nderron jete klodian tanushi vjen ne atdhe trupi i major tanushit

Sondazh

Poll