Sport

Britania po fiton betejën kundër COVID-19! Në Londër zero vdekje për gjashtë muaj, qeveria fillon planin për të mbushur

29 Mars 2021, 20:12 Nga DOSJA
Britania po fiton betejën kundër COVID-19! Në Londër zero

ANGLI-Anglia po bëhet gati për të hapur stadiumet jo vetëm për kampionat evropian por edhe për pjesën e mbetur të Premier League. 29 marsi është një ditë historike për Londrën që pas gjashtë muajsh nuk regjistron asnjë vdekje lidhur me Covid-19. Britania po fiton betejën kundër virusit. Dhe së shpejti do të lehtësojë masat. Sigurisht që edhe sporti përfiton.

EVROPIANI– Siç raporton “The Times”, qëllimi i qeverisë  është të ketë publikun në stadiumet që do të presin Euro 2020. Një zgjidhje që do të lejojë përsëri hyrjen në stadium, megjithëse në një përqindje të reduktuar. Qeveria e Boris Johnson, në këtë kuptim, ka dy rrugë. Dhënia e ok për ata që janë vaksinuar tashmë dhe për ata që kanë kryer një test, që ka rezultuar negative nga Covid-19.

SPORT – Ministri i Sporteve Nigel Huddleston beson se rikthimi i tifozëve është i domosdoshëm, si dhe një detyrë: “Shpresojmë të kthehemi në kapacitetin e plotë verën e ardhshme. Besoj se shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve është goditur rëndë nga pandemia. Dhe për këtë arsye, unë besoj se është absolutisht e nevojshme t’u kthejmë njerëzve normalitetin ose një version shumë të afërt me realitetin përpara pandemisë. Shpresoj që gjithçka të ndodhë shumë shpejt, na duhet një verë e qetë ”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport angli premier league angli premier league

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 13:50

Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

GJERMANI – Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur teuton duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë...