Sport

Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

29 Mars 2021, 13:50 Nga DOSJA
Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

GJERMANI – Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur teuton duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë nga kombëtarja e vendit të tij, menjëherë pas kampionatit evropian.

Toni Kroos konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë në rruzull dhe për hir të së vërtetës 31-vjeçari nga Greifswaldi ka fituar gjithçka mund të fitohet përgjatë karrierës së tij tepër të lavdishme, me përjashtim të Kupës së Spanjës.

“Copa del Rey” është trofeu i vetëm që i mungon Tonit në karrierën e tij brilante me Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit, ndërsa me “nationalelf” Kroos u kurorëzua me Kupën e Botës në vitin 2014.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”, që zbulon qëllimin e mesfushorit aktual të “Los Blancos”. Nga sa kuptohet, faza finale e kampionatit të 16 europian do të shënojë edhe fundin e karrierës për Toni Kroos, me fanellën e “Mannschaft”-it.

Në njëfarë mënyre, gjithçka është e kuptueshme, duke patur parasysh lidhjen e fortë dhe raportin e shkëlqyer që ka patur gjatë gjithë kohës Kroos me trajnerin e përfaqësueses Joachim Low.

Në mënyrë të kuptueshme largimi i mesfushorit të Realit nga radhët e kombëtares gjermane lidhet ngushtë gjithashtu edhe me vendimin e trajnerit Joachim Low, për t’u larguar pikërisht në mbylljen e edicionit të 16-të të kampionatit europian, që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik.

Me fanellën e DFB-Elf Kroos ka debutuar në marsin e vitit 2010 ndaj Argjentinës, ndërkaq në këto 11 vjet karrierë me përfaqësuesen Toni ka shënuar 17 gola në 101 ndeshje gjithsej.

Në këtë mënyrë Kroos pritet që t’i përqendrojë të gjitha forcat te Reali i Madridit, klub me të cilin mesfushori i palodhur gjerman firmosi në 2019 një kontratë prej 11,7 milionë eurosh në sezon, që do ta mbajë atë të lidhur me ekipin “merengues” deri në vitin 2023.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 09:24

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI – Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë...