Sport

11 orët e tifozit të Anglisë në rrugët e Tiranës, i vetmi që ndoqi takimin ndaj Shqipërisë

29 Mars 2021, 19:25 Nga DOSJA
11 orët e tifozit të Anglisë në rrugët e Tiranës,

SHQIPËRI-Rob Pomfret ishte i vetmi tifoz i Anglisë që zbarkoi në Tiranë për ndeshjen Shqipëri-Angli përfunduar me shifrat 0-2. Fansi i “Tre Luanëve” ndau eksperiencën e tij në internet, por duhet theksuar se Pomfret mund të rrezikojë të gjobitet me 5.000 £ për thyerjen e masave- që nuk përfshin udhëtime për turizëm.

Sidoqoftë, Pomfret thotë se ai u largua para se të hynte ai rregull dhe ka udhëtuar nëpër Ballkan për ca kohë. Pomfret zbuloi në rrjetin social “Tëitter”, se kishte udhëtuar nga Anglia me avion drejt Maqedonisë së Veriut, e pas kishte bërë 8 orë rrugë me autobus drejt Tiranës, për të qenë në kryeqytetin shqiptar në ditën e ndeshjes.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në “Tëitter” foto nga sheshi i stadiumit “Air Albania”, si dhe duke konsumuar birra në rrugët e Tiranës, duke u bërë kështu tifozi i vetëm i Anglisë, që mundi të vizitonte Shqipërinë, për sfidën me Anglinë.

 

✈️ A flight to North Macedonia and an 8 hour bus to Tirana@RobPomfret finally made it to Albania for the match this evening ??????

Have a good one, Rob ????????????????????? pic.twitter.com/Yc1xi4HlDF

— England Football Fans (@EnglidsAway) March 28, 2021

Look I’m travelling in the Balkans, and I had to opportunity to come to Albania which coincided with the game! I left before the 5k fine etc, just enjoying my travels that is all! Sorry if anyone was offended was just sharing my story and it’s amazing here????????

— Rob Pomfret??????? (@RobPomfret) March 28, 2021

Not sure why everyone is coating him off? We’ve been locked down for over a year now, if the bloke wants to go on holiday to watch football let him do so. https://t.co/Y4ppPscehB

— Cally (@cfccally) March 28, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia rob pomfret anglia rob pomfret

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 13:50

Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

GJERMANI – Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur teuton duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë...