Aktualitet

29 Mars 2021, 18:19 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria ka vendosur që t’i japë ndihmën financiare prej 1 milion lekësh familjes së Arjan Sala,  33-vjeçarit që humbi tragjikisht jetën, në zjarrin që përfshiu magazinën në qendrën tregtare.

Siç thuhet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i cili është miratuar për vitin 2021.

Ky vendim i qeverisë, vjen në ditën kur kjo e fundit e shpalli 33-vjeçarin që rrezikoi jetën për të shpëtuar 25 punonjësit e tjerë,  “Dëshmor të Atdheut”.

Njoftimi:

PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJESSË DËSHMORIT TË ATDHEUT ARJAN SALANë  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës;  të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e  vitit  2021”,  të  ndryshuar,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1.  Dhënien  e  ndihmës  financiare,  në  shumën  1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut   Arjan   Sala,   i   cili   humbijetën   gjatë ndërhyrjes  për  shpëtimin  e  jetëve  të  personave  të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021. 2.   Efekti   financiar,   sipas   pikës   1,   të   këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3.    Ngarkohet    Ministria    e    Financave    dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

LAJM KRYESOR: U sakrifikua për kolegët, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Rama i dorëzon titullin familjes: Kemi ardhur për të ikur nga kjo botë. Xhaxhai i të riut: Sot qan vetëm një nënë e një baba, në vend të disave

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala

Sondazh

Poll