Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë! Të rinjtë sherr brenda lokalit, njëri nxjerr pistoletën dhe qëllon në ajër. Poli

29 Mars 2021, 17:47 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë! Të rinjtë

TIRANË– Të shtëna me armë zjarri në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se brenda një lokali të zonës, katër të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Në përplasje e sipër, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë. Pasi ka shtënë, i riu ende i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndjekje të tij është vënë Policia. 

Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur shkakun që solli përplasjen e të rinjve brenda lokalit. E gjithë zona është rrethuar nga Policia, të cilët kanë nisur kontrollet për prova në vendin e ngjarjes.  

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme ne tirane te shtena me arme ne tirane

Sondazh

Poll