Aktualitet

Po i grabisnin kanabisin në shtëpi! Burg përjetë për 4 personat që vranë shqiptarin në Australi, një tjetër nën hetim

29 Mars 2021, 17:35 Nga DOSJA
Po i grabisnin kanabisin në shtëpi! Burg përjetë për 4

AUSTRALI– Katër personat që vranë emigrantin shqiptar, Urim Gjabrin janë dënuar secili me burg përjetë. Benjamin John Mitchell, Alfred Claude Rigney, Matt Bernard Tenhoopen dhe Aaron Donald Carver vranë Gjabrin në shtëpinë e tij 3 vite më parë. 

Të larpërmendurit hynë në shtëpinë e viktimës për të vjedhur kanabis, por mesa duket hasën rezistencë nga shqiptari. Ky i fundit, u godit disa herë në kokë me një send të fortë, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë që nën gjykim është edhe një i akuzuar i pestë, i cili ende nuk është dënuar. 

Gjykatësi David Lovell dënoi të katër burrat, duke vënë në dukje se familja e viktimës, përfshirë gruan dhe fëmijët e tij, ende jetonin në Shqipëri duke e vuajtur vdekjen e tij emocionalisht dhe financiarisht.

Të akuzuarit e ngjarjes, u zbuluan nga ADN-ja e lënë në vendin e krimit dhe nga kamerat e sigurisë të marra nga shtëpitë e fqinjeve të shqiptarit. 

Marrë nga Abc.net.au

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet urim gjabri vrasja e urim gjabrit urim gjabri vrasja e urim gjabrit

Sondazh

Poll