Aktualitet

Vëllai s’përmbahet dot, tregon mes lotësh kur e pa për herë të fundit Arjan Salën: S’mund të flas më…

29 Mars 2021, 17:20 Nga DOSJA
Vëllai s’përmbahet dot, tregon mes lotësh kur e pa për

TIRANË– Vëllai dhe xhaxhai i Arjan Salës kanë treguar përjetimet pas humbjes së 33-vjeçarit, Arjan Sala. Në një lidhje direkte me moderatoren Rudina Magjistari, vëllai i Arjanit, Edmond Sala ka shpërthyer në lot për të familjarin e humbur, duke mos e përmbajtur dot veten para kamerave. 

PJESË NGA EMISONI: 

Rudina Magjistari: Ai u hodh për të shpëtuar jetët e të tjerëve, pa menduar aspak për veten e tij dhe pa menduar për rrezikun që e priste. Nuk mendoi për asgjë por vetëm u hodh në zjarr. Çfarë do na thonit pak për Arjanin? Si do e përshkruanit atë?

Edmon Sala: Për Arjanin nuk di se çfarë të them, unë e kam vëlla edhe ai ka qenë një zemërgjërë që dogji veten e tij për të nxjerrë kolegët dhe gjithë punonjësit e magazinës. Ishte i mirë në zemër. Sot mund të qanin 22 ose 23 nëna shqiptare, por tani paska qenë fati im dhe i familjes sime që të vajtojmë ne. I bashkëshortes, nënës, djalit të vogël.

Rudina Magjistari: Kur ishte takimi i fundit me Arjanin?

Edmond Sala: S’mund të flas më (qan). Në darkë, një natë më parë. Ai ka qenë turni i dytë, ka marrë shërbimin nga ora 13:30-14:00. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala edmond sala arjan sala edmond sala

Sondazh

Poll