Aktualitet

A do të votojnë të infektuarit me COVID? Celibashi takon zv/ ministren e Shëndetësisë

29 Mars 2021, 16:25 Nga DOSJA
A do të votojnë të infektuarit me COVID? Celibashi takon zv/

TIRANË – Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ditën e sotme është takuar një takim me zv/ ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, ku në fokus të takimit ka qenë procesi i votimit, për personat që janë të infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë Celibashi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku shprehet se duhet të ndiqen dhe të zbatohen të gjithë protokollet, për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, zj. Eugena Tomini. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021. Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave” thotë Celibashi.

Disa ditë më parë,  Celibashi u shpreh se të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini ilirjan celibashi eugena tomini ilirjan celibashi

Sondazh

Poll