Aktualitet

Molla e sherrit; vajza e zhdukur! Shkoi të sqaronte debatin e mamasë, shefi i postës në Memaliaj godet me grushte 20-vjeçar

29 Mars 2021, 16:14 Nga DOSJA
Molla e sherrit; vajza e zhdukur! Shkoi të sqaronte debatin e mamasë,

TEPELENË– Krenar Ducka, shefi i postës në Memaliaj akuzohet se ka goditur një 20-vjeçar dhe më pas e ka kërcënuar. Deri më tani, mësohet se gjithçka ka nisur nga “zhdukja” e një vajze në Memalia, ngjarje që kishte vënë në alarm Policinë. 

Mësohet se Duçka kishte telefonuar mësuesen e vajzës që kishte humbur duke i kërkuar llogari për lëvizjet e saj të fundit. Ngjarjen, mësuesja ia kishte treguar të birit, vetëm 20 vjeç, i cili kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen me shefin e postës.

Por në momentin që ka shkuar të sqarohet me shefin Duçka, ky i fundit e ka goditur në fytyrë. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga palët lidhur me ngjarjen e ndodhur.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet krenar duçka memaliaj krenar duçka memaliaj

Sondazh

Poll