Aktualitet

Homazhet në familjen e Arjan Salës/ Xhaxhai: Djali i vogël nuk di asgjë për humbjen e babait

29 Mars 2021, 17:38 Nga DOSJA
Homazhet në familjen e Arjan Salës/ Xhaxhai: Djali i vogël nuk di

TIRANË- Xhaxhai i Arjan Salës, Naim Sala, ka thënë se ka komunikuar me 33-vjeçarin, vetëm disa ditë para se ky i fundit të ndërronte jetë, brenda magazinës së qendës tregtare, e cila u përfshi nga flakët.

Në një intervistë që ka dhënë për Faxnews, ai ka thënë se djalin e Salës, i cili është vetëm 4 vjeç e kanë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë në lidhje me vdekjen e të atit.

“Dhimbja është shumë e madhe, dëshmori i atdheut u jepet njerëzve që japin jetën për atdheun dhe për të tjerët. Jam krenar për këtë, vetëm djalin nuk e kthejmë dot. Arjani që në moshë të re ka treguar se ka qenë fjalëpak dhe punëshumë, kishte një shoqëri shumë të madhe, djem të punësuar dhe familjarë, ishte një djalë që e donin të gjithë. Ka qenë i nderuar në secilën punë ku ka shkuar, e donin dhe i donte. Ai ka qenë i vendosur për t’u futur brenda, për të shkuar për të nxjerrë ata njerëz nga flaka. Kemi komunikuar bashkë para disa ditëve, dhe më tha ”na ke harruar fare, hajde të pimë ndonjë kafe”. Djali është katër vjeç, për momentin e kemi larguar nga shtëpia, nuk ia kemi treguar akoma, që të mos pësojë shok. Të më falin shqiptarët që po na ndjekin, por me të krenarë janë shumë të tjerë, pasi ai hyri për të shpëtuar, nuk ka mbetur bir nëne në Republikën e Shqipërisë që të mos shprehi diçka për Arjanin, e kemi përkrahjen e Arjanit”, u shpreh xhaxhai i Arjan Salës.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një djali të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet para dy ditësh, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala zjarri te casa italia arjan sala zjarri te casa italia

Sondazh

Poll