Aktualitet

Shkurt dhe pa detaje! Ministria s’ka më kompetenca për vaksimin? Dje Rama, sot Manastirliu, qeveria e tregon vetë sa u inje

29 Mars 2021, 18:08 Nga DOSJA
Shkurt dhe pa detaje! Ministria s’ka më kompetenca për vaksimin?

TIRANË- Ka përfunduar dita e dytë e vaksinimit masiv në vendin tonë! Por asnjë gërmë nuk ishte shkruar për procesin tek njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, ku përditësohen për çdo ditë të dhënat më të fundit lidhur me pandeminë. Dje, kur nisi edhe vaksinimi masiv, ekskluzivitetin e “lajmit” e mori kryeministri Edi Rama. (Shiko këtu)

Ndërsa sot, stafeta i ka kaluar ministren Ogerta Manastirliut. Vetëm me një postim shkurt në Facebook, ajo bën me dije se gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë vaksinuar 20,414 persona.

“Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Por asnjë fjalë nuk është thënë lidhur me totalin e të vaksinuarave, numrin e dozave që kemi “gjendje” dhe ato që presim të vijnë gjatë ditëve në vazhdim. Mesa duket qeveria po mbahet fort tek procesi i vaksinimit, të cilin e kanë kthyer në “kalë beteje” për zgjedhjet parlamentare, duke lënë në harresë edhe procesin e rindërtimit.

(k.m/a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll