Politike

Vaksinimi masiv/ A ka pasur probleme tek të injektuarit? Flet Tomini: Janë pikasur efekte anësore, por janë minimale!

29 Mars 2021, 14:38 Nga DOSJA
Vaksinimi masiv/ A ka pasur probleme tek të injektuarit? Flet Tomini:

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka dhënë detaje lidhur me procesin e vaksinimit masiv anti-COVID në vendin tonë. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Tomini është ndalur tek komplikacionet dhe efektet anësore që kanë raportuar të injektuarit nga vaksinat. 

Lidhur me komplikacionet që krijohen pas bërjes së vaksinave Tomini tha se disa prej të injketuarve kanë raportuar për efekte anësore, por bëhet fjalë për probleme minimale: temperaturë, dhimbje muskujsh dhe lodhje trupore.

Efektet anësore janë vërejtur ne kemi një sistem, që monitoron për të gjithë vaksinat. Që nga janari deri më tani jemi ngritur në një nivel më të lartë alarmi. Kemi pasur reaksione të padëshiruara edhe në rastin e Pfizer. Ka pasur reaksione minimale duke u konsideruar nga temperatura, ndërkohë që kanë qenë dhe reaksione apo ngjarje në vendin e aplikimit. Dhimbje muskuli pamundësi për të lëvizur krahun, kemi pasur lodhje, me Astrazeneca të vjella, kanë qenë reagime minimale,“-u shpreh ajo.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike eugena tomini nis vaksinimi masiv ne shqiperi eugena tomini nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll