Politike

Yuri Kim bën thirrjen e fortë: Mos e shit votën, mos ia dorëzo fuqinë kriminelit

29 Mars 2021, 11:32 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e shesin votën.

Në një status në Twitter, Kim shton se asnjë prej qytetarëve nuk duhet të fuqizojë kriminelët dhe se vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TI duhet të zgjedhësh të ardhmen tënde,”- shton Kim.

Kjo thirrje e Kim vjen bashkë me një ripostim të të njëjtit mesazh të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ndërkohë, fushata elektorale ka nisur dhe na ndajnë vetëm 26 ditë nga 25 prilli, ditë kur të gjithë qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll