Politike

‘Humbi betejën me koronavirusin’/ Mediat greke: Ndërron jetë ish-kryeministri shqiptar Bashkim Fino

29 Mars 2021, 13:55 Nga DOSJA
‘Humbi betejën me koronavirusin’/ Mediat greke: Ndërron

GREQI– Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino ka bërë bujë edhe në vendin fqinjë, në Greqi. Mediat më prestigjoze të vendit, përfshirë “Protothema” i kanë dedikuar një artikull ndarjes së tij nga jeta për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Mediat kanë bërë një përshkrim të shkurtër të punës së tij si kryetar i qeverisë shqiptare nga marsi deri në korrik të vitit 1997.   

“Sipas mediave shqiptare, ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të mëngjesit të të hënës disa ditë pasi ishte shtruar në spital. Bashkim Fino në vitin 1992 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, një pozicion që e mbajti deri në vitin 1996. Më pas, Fino mbajti postin e kryeministrit nga marsi deri në korrik 1997,”-shkruan Protothema ndër të tjera. 

Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino homazhet per bashkim finon bashkim fino homazhet per bashkim finon

Sondazh

Poll