Politike

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Ivi Kaso: Nuk është në përputhje me ligjin elektoral, jemi të keqardhur

29 Mars 2021, 13:14 Nga DOSJA
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Ivi Kaso: Nuk është në

TIRANË– Sekretari për Çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit që Kolegji Zgjedhor mori ditën e sotme në lidhje me listën e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një deklarate, Kaso shprehet se është një vendim që nuk respekton ligjin elektorale e se ky ndalim është i ndikuar politikisht.

DEKLARATA: 

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet. Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend. Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor pranoi ankimin e Partisë Socialiste për listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar, duke e çuar me 153 kandidatë në zgjedhje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll