Politike

FOTOT/ Hera e fundit në Kuvend! Nën shoqërinë e Çuçit dhe Hysenit, Bashkim Fino i qeshur në oborrin e Parlamentit

29 Mars 2021, 11:43 Nga DOSJA
FOTOT/ Hera e fundit në Kuvend! Nën shoqërinë e

TIRANË– Më 22 shkurt, ishte hera e fundit që Bashkim Fino u pa në Kuvendin e Shqipërisë. Në atë ditë të hënë, Fino u pa në krah të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit socialist, Alket Hyseni.

Tre kolegët shfaqen në fotot e siguruara nga ‘Panorama’, të qeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa bisedojnë në oborrin e Parlamentit, në një ditë me diell.

Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll