Politike

Etiketimet e Ramës për anëtarët e Opozitës, Mesila Doda: Zoti i ruajttë mendtë e kokës, se shëndet mendor dhe paraqitje

29 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
Etiketimet e Ramës për anëtarët e Opozitës, Mesila

TIRANË– Mesila Doda, e cila garon për deputetet në listat e Partisë Demokratike i ka komentuar krahasimet e kryeministrit Edi Rama për anëtarët e Opozitës, si një tentativë për të konsoliduar kampin e tij.

E ftuar në studion e ‘AbcNews’, Doda tha se e vetmja gjë që i uron është që Zoti t’i ruajtë mendtë e kokës.

Doda ka paralajmëruar se opozita do të kujdesej që të mos lejojë prekjen e votës. Mesila Doda tha gjithashtu se të gjithë qytetarët duhet të shprehin vullnetin e lirë te kutia e votimit.

Në kampin e opozitës nuk ishte menduar se do të kishte aq shumë njerëz. Ishte menduar se do të qëndronin në makina dhe në fund u pa se kjo u shndërrua në një festë të madhe. Është një histori që do të sjellë zhvillime pozitive dhe rezultati do të jetë më i thellë seç e presim. Opozita nuk ka shtruar premtime elektorale, por ka një plan konkret. Një kryeministër që pas tetë vitesh nuk vjen me një bilanc personal, por duke atakuar opozitën që të mbajë të mbërthyer njerëzit e PS që sot janë më të zhgënjyer se kurrë. Tenton që me anë të këtij anetemimi të figurave të opozitë të mund të konsolidojë edhe njëherë kampin e tij.

Çmenduritë që lëshon nga goja nuk i shkojnë një kryeministri. Gjëja e vetme që dua të them është zoti i ruajt mend e kokës se për kryeministër nuk ka as shëndet mendor dhe paraqitje normale për të ruajtur dinjitetin. Vota nuk do të preket. Është një situatë që ta harrojë i madh dhe i vogël. Historitë që u ofrojnë 50 euro është barcaleta më e shëmtuar. Mos kujtoni se po u japin para thjesht po u japin këstin e  parë të parave që u kanë vjedhur. Pas këtyre muajve do të jeni akoma më të varfër seç ishit më parë. njeriu ka dinjitet. Te kutia e votimit je i lirë, do të respektosh vetëm vullnetin tënd. Unë kam nxjerrë edhe me foto persona që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpërndajnë ndihma në zonën e Ogerta Manastirliut. Krimi elektoral hetohet nga SPAK,”– tha Doda ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama mesila doda zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama mesila doda zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll