Politike

Humbi jetën mes flakëve! Basha vepron larg ‘syrit të mediave’, vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salajt

29 Mars 2021, 14:24 Nga DOSJA
Humbi jetën mes flakëve! Basha vepron larg ‘syrit të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha larg ‘syrit të mediave’, ka zhvilluar një vizitë në familjen e 33-vjeçarit Arjan Salaj, shefit të sigurisë që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar kolegët nga zjarritqë përfshiu magazinën e “Casa Italia”.

Vizita është zhvilluar dy ditë më parë, sapo forcat zjarrfikësve mundën të gjendin trupin e pajetë të të riut, i cili kishte tentuar të dilte nga shkallët e emergjencës. Burime pranë familjes bëjnë me dije se kryedemokrati ka dashur ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike vizitën e tij, duke ngushëlluar familjarët për humbjen e madhe.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security në qendrën tregëtare të “Casa Italia”. Trupi i tij u gjet dje, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë që të mbijetojë, duke ndërruar jetë prej asfiksisë.

Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius. Ai u përcoll dy ditë më parë nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria e shpalli sot “Dëshmor të Atdheut”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut lulzim basha arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut lulzim basha

Sondazh

Poll