Sport

Ndeshja me Anglinë! Shqipëria fiton…vetëm në Twitter. Thumbi i legjendës Lineker: Po të ishte bari më i gjatë…

28 Mars 2021, 18:15 Nga DOSJA
Ndeshja me Anglinë! Shqipëria fiton…vetëm në Twitter.

TIRANË– Sot në Shqipëri u luajt ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022”. Kombëtarja jonë e futbollit humbi në fushë me rezultatin 0-2, por u shpall fituese në garën për rrjetet sociale. 

Në Twitter, fjala “Albania” ishte e 7-a më e përdorur, ndërsa Anglia ishte e 13, ku nuk mungonin as kritikat për të dyja palët. Mirëpo komenti më pikant ishte ai i legjendës së futbollit anglez, Gary Lineker. 

Me shpoti, ai shkruan: Nëse bari i fushës do të ishte më i gjatë në Shqipëri, mbase s’do ta shihnim dot Sterling!

P.S. Ky i fundit shënon 1.70 m gjatësi. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ndeshja shqiperi-angli ndeshja shqiperi-angli

Sondazh

Poll