Sport

Spanja për pak shkoi pranë një tjetër dështimi, në Gjeorgji çdo gjë vendoset në fund, Danimarka “tërmet” ndaj Mold

28 Mars 2021, 18:14 Nga DOSJA
Spanja për pak shkoi pranë një tjetër dështimi, në

EUROPË-Kanë përfunduar disa ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Në Grupin B, aty ku bën pjesë e Kosova, Spanja ia doli të fitojë vetëm në sekondat të fundit ndaj Gjeorgjisë. Pas barazimit me Greqinë, “Furia e Kuqe” doli me tre pikë në një transfertë vërtetë të vështirë.

Në minutën e 44-të gjeorgjianët do të shënonin me Kvaratskhelia K. Në të dytën Spanja do të barazonte me Torres, ndërsa vetëm pak sekonda para përfundimit të ndeshjes Dani Olmo do të shënonte golin e fitores. Armenia në Grupin J ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtru 2-0 Islandën.

Edhe pse pritej një ndeshje më e barazpeshuar, vendasit dominuan që në fillim.Danimarka “asfalton” 8-0 Moldavinë.  Danezët shënuan 5 gola në pjesën e parë, teksa gjërat në të dytën u bënë edhe më të lehta.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gjeorgjia spanja gjeorgjia spanja

Sondazh

Poll