Aktualitet

Vaksinimi, PROCEDURA si të bëni aplikimin në e-Albania për marrjen e vaksinës

29 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
Vaksinimi, PROCEDURA si të bëni aplikimin në e-Albania për

TIRANË– Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj ka shpjeguar procedurën online për kërkesën për t’u vaksinuar kundër COVID.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

Linku për aplikimin Dokumentacioni i nevojshëm: Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

2.Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për vaksinim Covid-19”;

3.Klikoni butonin “Përdor”;

4.Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin “Dërgo”;

5.Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.

Teksa prej ditës së djeshme ka nisur vaksinimi masiv në vendin tonë, ministrja Manastirliu njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë online në e-Albania për kërkesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Vaksinimi pritet fillimisht të kryehet tek personat e grupmoshës mbi 70 vjeç

(kle.mu./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aplikimi ne e-albania per vaksinim vaksinimi ne shqiperi aplikimi ne e-albania per vaksinim vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 08:11

TIRANË– Arjan Sala, shefi i sigurisë së magazinës që u sakrifikua për të shpëtuar jetën e mbi 20 punonjësve të tjerë, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. D...

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...