Aktualitet

Vaksinimi masiv në Shqipëri/ Dita e dytë, të moshuarit do marrin vaksinën kineze në sheshin Skëndërbej

29 Mars 2021, 07:10 Nga DOSJA
Vaksinimi masiv në Shqipëri/ Dita e dytë, të moshuarit do

TIRANË– Sot është dita e dytë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Pas vaksinimit të 11,478 personave në sheshin Skëndërbej, të tjerë të moshuar do të presin në radhë për të bërë vaksinën anti covid. Në shesh janë ngritur 10 qendra vaksinimi në disa stenda që shërbejnë si pikat ku të moshuarit do të marrin vaksinën kineze “Sinovac”.

Nga sheshi, ministrja Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të lidhen me mjekun e familjes në mënyrë që të mësojnë se kur do të jetë radha e tyre për të marrë vaksinën anti-Covid. Ministrja shtoi se mund të bëjnë edhe kërkesë në E-Albania.

Dita e djeshme vijoi pa probleme, ndërkohë që pritet që e njëjta procedurë të vijojë dhe sot. Ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të jetë prezent, pasi bëri të ditur se sot do të ndalohen aktivitetet politike, pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos.

Si është procedura?

Fillimisht bëhet regjistrimi i të moshuarve, më pas bëhet kalimi i tyre në vendet e vaksinimit dhe të ato post vaksinimit ku qëndrohet për 30 minuta siguri (nëse ka efekte anësore). Ndërkohë që vaksina ruse Sputnik do të aplikohet në qendrat shëndetësore për të moshuarit mbi 80 vjeç.

Ditën e djeshme u vaksinuan 11,478 persona mbi moshën 70-vjeç me vaksinën kineze. Në Shqipëri janë vaksinuar afro 57 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dy ditë më parë kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa merr Shqipëria.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...