Aktualitet

Grabitet karburanti në Shënkoll të Lezhës! Autorët të maskuar me pistoletë dhe shkopa bejsbolli marrin 1 milionë lekë

29 Mars 2021, 07:15 Nga DOSJA
Grabitet karburanti në Shënkoll të Lezhës! Autorët

LEZHË– Një karburant i cili ndodhet në Shënkoll të Lezhës ka rënë pre e grabitjes mbrwmjen e djeshme. Autorët të maskuar si dhe të pajisur me armë dhe me shkopa bejsbolli kanë arritur që të marrin 1 milionë lekë nga karburanti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën sekuestrimin e kamerave për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet karburanti ne lezhe grabitje ne lezhe lezhe grabitet karburanti ne lezhe grabitje ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...