Aktualitet

PËRPLASJET/ Sot u vu në pranga, kush është Ardian Çapja, subjekti i OFL-së që ka ‘lindur me këmishë’, u shpëtoi tr

29 Mars 2021, 07:25 Nga DOSJA
PËRPLASJET/ Sot u vu në pranga, kush është Ardian

ELBASAN– Ardian Çapja, ‘koka’ e të cilit u ka shpëtuar tri herë plumbave e që sot u vu në pranga, është një emër mjaft i njohur në botën e krimit. Çapja është shoqëruar shumë herë në polici, ndërsa në vitin 2017, u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel ‘Unives’ në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005. Prej vitesh familja Çapja ka qënë e akuzuar si e përfshirë në botën e krimit duke humbur nga atentate dhe ekzekutime të ngjashme edhe shumë familjarë.

Gjithçka ka nisur si pasojë e përplasjes mes Dritan Shemes dhe Sokol Çapjas për vrasjen e Rezart Çelës me qëllim kapjen e biznesit të lojërave të fatit në dekadën e fundit në Elbasan. Këto hasmëri kanë sjellë edhe shumë viktima nga të dyja palët.

Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006. Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ish-polici Fadil Mema. Më pas, në shkurt të vitit 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre. Por edhe pse gjithaçka ishte e dokumentuar me video, Gjykata e shpalli Ardianin të pafajshëm. Ajo ishte hera e parë, që ai u prezantua publikut.

Atentatet ndaj Çapjas

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eliminonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë atentatit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bombë. Por Çapja ia doli që të shpëtonte edhe kësaj herë, pasi predha nuk shpërtheu. Ndërsa atentati i tretë ndaj Çapja ndodhi më mëngjesin e 8 qeshorit. Një ‘hitman’ piketoi kokën e Çapjas me snajepr por nuk ia doli sot…as këtë herë. Ajo që bënte akoma më shumë përshtypje në këtë rast është se vetë familja Çapja, nuk e pranononte se bëhej fjalë për një attentat, duke ‘kyçur’ gojën dhe duke mos dhënë asnjë lloj informacioni.

Emri i Çapjas është lakuar edhe për lidhje me kryeministrin Edi Rama. Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi pak kohë më parë një foto tijën së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në vitin 2020, Çapjas, i shkoi edhe formulari për vetëdeklarimin nga OFL-ja, ku shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja arrestohet ardian capja florenc capja ardian capja arrestohet ardian capja florenc capja

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...